Sport
Southgate flet pas eliminimit nga Kupa e Botës, tregon nëse do të largohet nga Anglia
Demokracia
23:49 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, foli me krenari për ekipin e tij pas dështimit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit.

“Performanca i përmbushi pritshmëritë, por ndeshjet vendosen nga golat. Ne mund të kishim dhënë më shumë. Ishte një ndeshje e ekuilibruar, e vendosur nga episode të vogla. Jam krenar për përparimin tonë, pësuam dy gola dhe humbëm shumë raste”.

Gabimi i Kane nga penalltia ishte vendimtar për rezultatin përfundimtar.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, pa golat e tij nuk do të kishim arritur kurrë kaq larg. Besuam se mund ta fitonim këtë Botëror, sepse skuadra është e ndërtuar. Urime Francës”.

E ardhmja e Southgate është në pikëpyetje, por nuk mund të thuhet ende se e ka mbyllur me “Tre Luanët”. “Pas çdo turneu ne gjithmonë mblidhemi me Federatën për të reflektuar për të ardhmen. Duhet kohë që të gjithë të marrin vendimet e duhura.”

Të ngjashme