Sport
Sot takohen Messi – Ronaldo, ky është bilanci i takimeve të ndërsjella
Demokracia
14:35 | 19 Janar 2023

Share:

Në Riad, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të përballen sërish me njëri-tjetrin. Në fakt, PSG do të sfidojë përzgjedhjen e skuadrave Al-Nassr dhe Al-Hilal të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo të enjten më 19 janar (18:00) për “Riyadh Season Cup”. Prandaj, sot dy kampionët do të garojnë për të 37-ën herë.

Më parë, Leo dhe Cristiano janë takuar në fushë në 36 raste: 18 në La Liga, 6 në Ligën e Kampionëve, 5 në Kupën e Mbretit, 5 për Superkupën e Spanjës dhe 2 për miqësoret ndërkombëtare. Por kush e udhëheq rekordin? Lider i kësaj lufte fantastike futbolli është ‘Pleshti’, me 16 fitore dhe 22 gola, kundrejt Ronaldos 11 fitore dhe 21 gola.

Ndeshja e tyre e fundit daton në 8 dhjetor 2020, në fitoren 3-0 të Juves kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve në Camp Nou, ku Ronaldo shënoi një dygolësh.

Të ngjashme