Lajme
Sot mbahet testi me shkrim për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj
Demokracia
08:32 | 22 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Që nga ora 07:00 ka filluar mbajtja e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të rinj.

Ky test është organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Pjesëmarrësit testin po e mbajnë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim në Vushtrri.

Testi i cili ka filluar që nga ora 07:00, pritet të zgjasë deri në orën 12:00.

Komunikata e plotë:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) organizon mbajtjen e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të gjykatave të Republikës së Kosovës.

Data: 22.10.2022, e shtunë (Lëmia Penale) dhe 23.10.2022, e diel (Lëmia Civile)

Ora: Hartimi i testit do të filloj nga ora 07:00, ndërsa testi fillon nga ora 12:00
Vendi: Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim, Vushtrri

Ftojmë përfaqësuesin e mediumit tuaj që të marrë pjesë në këtë organizim.

Të ngjashme