Sport
Sot Llapi e Dukagjini ballafaqohen nën dritat e reflektorëve
Demokracia
11:15 | 23 Korrik 2022

Share:

Stadiumi “Zahir Pajaziti”në Podujevë çdo ditë e më shumë po merr pamje të mirë.

Aty sot do të nis edhe një epokë e re ku do të zhvillohet një ndeshje miqësore me ç‘rast edhe do të testohen reflektorët, shkruan Demokracia.com.

Llapi e Dukagjini do të ndeshet sot nga ora 19:00 në një miqësore e cila po pritet me kërshëri nga adhuruesit e futbollit.

“Ndeshja e parë kontrolluese përgatitore për edicionin e ri të Superligës do të zhvillohet të shtunën nga ora 19:00, nën ndriçimin e reflektorëve të Stadiumit “Zahir Pajaziti” ndaj skuadrës së Dukagjinit”, ka shkruar KF Llapi. /Demokracia.com

Të ngjashme