Sport
Sot kompletohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës
Demokracia
10:56 | 11 Shkurt 2021

Share:

Me ndeshjen që zhvillohet sot ndërmjet Dukagjinit dhe 2 Korrikut, kompletohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini do ta kërkojë kualifikimin tutje në përballje me 2 Korrikun ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të 1/8 së finales së Kupës.

Në këtë ballafaqim drejtësinë do ta ndaj Tefik Maloku me asistentët Fatlum Jashari dhe Taulant Ibërdemaj.

Ndeshja e sotme luhet me fillim nga ora 13:00.

Të kujtojmë se deri tash kualifikimin e kanë siguruar: Prishtina, Llapi, Drenica, Feronikeli, Trepça ’89, A&N e Istogu. /Demokracia.com

Të ngjashme