Lajme
Sot dita e fundit në krye të shtetit, Meta: Ishte nder dhe privilegj të shërbeja këto 5 vite
Demokracia
08:39 | 24 Korrik 2022

Share:

Disa orë para se t’i dorëzojë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës Bajram Begajt, presidenti Ilir Meta ka bërë përshëndetjen e tij të fundit si president.

Meta përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ishte nder dhe privilegj që të shërbente këto 5 vite si President i Republikës së Shqipërisë.

Në postimin e tij, Meta uron më të mirën për kombin dhe paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Meta në Facebook.

Të ngjashme