Sport
Sonte zhvillohet finalja e madhe në Kupën e Italisë ndërmjet Fiorentinës dhe Interit
Demokracia
15:11 | 24 Maj 2023

Share:

Sonte në “Olimpico” të Romës do të zhvillohet finalja e madhe në Kupën e Italisë. Në kryeqytetin italian do të ballafaqohen mes vete Fiorentina dhe Inter nga ora 21:00.

Në këtë edicion të dy skuadrat janë takuar vetë dy herë. Një fitore e ka Interi e një e ka rrëmbyer Fiorentina.

Megjithatë, duke e bazuar në formën aktuale të dy ekipeve, Interi është favorit për ta fituar këtë trofe.

Interi është kampion aktual i kësaj gare dhe po synon ta fitoi edhe trofeun e nëntë, ndërsa Fiorentina e ka fituar këtë garë gjashtë herë.

Ndryshe, Interi është në finale të Ligës së Kampionëve e Fiorentina në finale të Konferencë Ligës./KlanKosova

Të ngjashme