Lajme
Sondazhi: Evropianët të ftohtë ndaj anëtarësimit të Kosovës në BE
Demokracia
10:09 | 12 Dhjetor 2023

Share:

Një sondazh i publikuar të martën nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR) për zgjerimin potencial të Bashkimit Evropian (BE) ka zbuluar se evropianët janë më të hapur ndaj idesë për anëtarësimin e Ukrainës në BE, por shumë më të ftohtë ndaj anëtarësimit të Gjeorgjisë dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Kosovës.

Pikëpamja mbizotëruese e qytetarëve në Austri, Gjermani, Francë dhe Danimarkë është se BE-ja nuk duhet të zgjerohet së shpejti, ndërkohë që ekziston mbështetje e gjerë në Poloni dhe Rumani,  ndërsa liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pritet të diskutojnë për zgjerimin në një takim që pritet të mbahen më 13 dhjetor në kryeqendren evropiane.

Përkrahja më e ulët e evropianëve sa i përket zgjerimit ka qenë ndaj hyrjes së Kosovës, ku vetëm 20 për qind e kanë përkrahur anëtarësimin e kosovarëve në familjen evropiane, ndërsa 37 për qind kanë qenë kundër. Anëtarësimin e Shqipërisë e kanë përkrahur 24 për qind të qytetarëve, ndërsa 35 për qind janë shprehur kundër. Njëjtë edhe për Serbinë.

Rreth 26 për qind e kanë përkrahur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa 27 për qind kanë qenë kundër. Sa i përket Malit të Zi, rreth 30 për qind e qytetarëve evropianë kanë përkrahur anëtarësimin e këtij vendi në BE, ndërsa 25 për qind kanë qenë kundër. Evropianët kanë kundërshtuar posaçërisht anëtarësimin potencial të Turqisë.

Të ngjashme