Lajme
Somalia, vendi ku për zgjedhjen e presidentit të ri pritet të votojnë vetëm 329 njerëz
Demokracia
18:10 | 15 Maj 2022

Share:

Deri në fund të së dielës, somalezët duhet të dinë se kush është presidenti i tyre i ardhshëm, por ky votim i vonuar prej kohësh përfshin vetëm 329 deputetët e vendit dhe zhvillohet në një zonë shumë të fortifikuar.

Rrethanat e pazakonta nxjerrin në pah çështjet e sigurisë së Somalisë, si dhe mungesën e llogaridhënies demokratike.

Kryeqyteti Mogadishu është në mbyllje totale deri të hënën në mëngjes.

Dhe deputetët kanë nisur të votojnë në atë që pritet të jetë një garë e ashpër.

Fituesi midis 35 kandidatëve do të duhet të përballet edhe me ndikimin e thatësirës së vazhdueshme.

Por detyra e madhe është të heq kontrollin e pjesës më të madhe të Somalisë nga al-Shabab.

Grupi militant islamik i lidhur me Al-Kaedën vazhdon të dominojë pjesë të mëdha të vendit dhe kryen sulme të shpeshta në Mogadishu dhe gjetkë.

Ndryshe, Somalia nuk ka pasur zgjedhje demokratike një person-një votë që nga viti 1969.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky votim u pasua nga një grusht shteti, diktaturë dhe konflikt që përfshin milicitë e klanit dhe ekstremistët islamikë.

Paqëndrueshmëria është një nga arsyet pse Somalia nuk ka mundur të mbajë zgjedhje të drejtpërdrejta.

Madje, kjo është vetëm hera e tretë që zgjedhjet indirekte për president janë në gjendje të zhvillohen në vetë Somali.

Ato të mëparshme u mbajtën në Kenia dhe Xhibutin fqinj.

Kush kandidon për president?

Katër kandidatë u larguan në minutën e fundit, duke lënë 35 ende në garë.

Ata përfshijnë presidentin aktual, Mohamed Abdullahi “Farmajo”, dy ish-presidentët, Sharif Sheikh Ahmed dhe Hassan Sheikh Mohamud, dhe një ish-kryeministër, Hassan Ali Kheyre.

Këta të katër, së bashku me Presidentin e rajonit Puntland të Somalisë, Sa’id Abdullahi Deni, konsiderohen të jenë kryesuesit.

Manifestet e tyre u fokusuan në stabilitetin politik, përmirësimin e sigurisë dhe reformat ekonomike.

Ndërsa Fawzia Yusuf Adam, një ish-ministre e jashtme, është e vetmja grua në mesin e atyre që duan postin e lartë.

Të ngjashme