Lajme
Sllovakia përjashtohet nga sanksionet e BE-së për naftën ruse
Demokracia
16:42 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Sllovakia është e përjashtuar nga sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse dhe do të vazhdojë të eksportojë produkte të naftës, tha ministri i Ekonomisë, Karel Hirman.

Rafineri kryesor i vendit ‘Slovnaft’, pjesë e firmës hungareze të energjisë ‘MOL’, u përball me detyrimin për të ndaluar eksportimin e produkteve të rafinuara nga nafta ruse në shumicën e tregjeve kur sanksionet të hyjnë në fuqi më 5 shkurt, shkruan Aljazeera.

Por përjashtimi do të lejojë Slovnaft të eksportojë produkte nafte në Ukrainë, e cila po përballet me mungesa të mëdha të energjisë elektrike dhe ngrohjes të shkaktuara nga sulmet ruse me raketa dhe dron në infrastrukturën kritike.

“Ne arritëm të negocionim një përjashtim për Sllovakinë, për Slovnaft nga regjimi i sanksioneve, i cili hyn në fuqi pas 5 shkurtit,” tha Hirman.

“Falë këtij përjashtimi, Slovnaft do të jetë në gjendje të eksportojë të gjitha produktet e naftës jo vetëm në Republikën Çeke, por edhe në Ukrainë, gjë që do të ndihmojë në stabilizimin e prodhimit dhe rezultateve të funksionimit të rafinerisë sonë Slovnaft vitin e ardhshëm,” tha ai.

Të ngjashme