Lajme
Skender Hyseni ankohet se Lumir Abdixhiku i fshiu komentin dhe e bllokoi në Facebook
Demokracia
09:36 | 19 Mars 2023

Share:

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni po ankohet se kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ia ka fshirë një koment në statusin që ky i fundit e kishte publikuar në Facebook ku e kritikonte Kurtin për çasjen e tij në takimin e Ohrit.

Hyseni për fshirjen e komentit nga ana e Abdixhikut ka reaguar duke e postuar të plotë komentin e tij.

“Lumir Abdixhiku, “lideri” i LDK-së, paska bërë një deklaratë sonte vonë, ku paska thënë që Kurti ka bërë gabime të pariparueshme në Ohër. Përtej prakatikës time, për herë të parë komentova në murin e ndokujt në FB. Pas vetëm pak sekondash, vërejta se syri “vigjilent” i Lumirit, më kishte bllokuar dhe kishte fshirë komentin tim.. Kjo është akoma më shqetësuese! Një lider partie nuk e ka guximin të perballet me kritikën!

“Nuk e kam zakon dhe ështe hera e parë që komentoj në murin e dikujt, por ja që nuk munda të mos komentoj hipokrizinë tënde politike, Zotëri Lumir Abdixhiku. Ka kohë që kam thënë se Kurti do të bëj gabime të pariparueshme,”- ka shkruar Hyseni.

Të ngjashme