Lajme
SKANDAL | Mimoza Kusari-Lila pranoi të vrapoi në maratonën e Shkupit pa flamurin e Kosovës
Demokracia
19:10 | 04 Tetor 2022

Share:

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në gjysmë maratonën e vrapimit në Shkup, pa flamurin e Kosovës.

Mimoza Kusari-Lila, e cila në çdo paraqitje të saj thumbon qeveritë e kaluara, e mundohet që ta mbrojë Kosovën, dy ditë më parë, më 8 tetor, ajo e përfaqësoi Kosovën në gjysmë-maratonën e Shkupit pa flamur të Kosovës.

Në këtë gjysmë-maratonë, Kusari-Lila është radhitur e 104-ta, shkruan Demokracia.com.

Në fotografitë e mëposhtme mund të shikoni se të gjithë pjesëtarët e tjerë të shteteve të ndryshme janë përfaqësuar me flamur, por edhe me shkurtesë të shtetit të tyre, përveç Kosovës.

Demokracia.com ka tentuar që të marrë një prononcim nga Kusari-Lila, por e njëjta nuk iu është përgjigjur thirrjes telefonike. /Demokracia.com/

Të ngjashme