ShowBiz
Skandal | Duke kërcyer e qeshur para varrit, video e Megi Pojanit “pushton” rrjetin
Demokracia
10:38 | 24 Prill 2023

Share:

Moderatorja e njohur shqiptare, Megi Pojani, vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në rrjete sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron afro 500 mijë ndjekës, për të cilët shpërndan imazhe e video pa doreza.

Modelja së fundmi bashkë me motrat e saj kanë vizituar varrezat e të ndjerëve të tyre.

Siç rëndom bëjnë, ato kanë publikuar disa video, teksa çfarë mori më shumë vëmendje është se si motrat e famshme janë tallur në varreza.

Motra e Megit, Marsela ka hedhur një video në InstaStory, ku tregon atë duke pastruar varrin, qeshur, kërcyer dhe duke u tallur para familjarit të tyre të ndjerë.

Videoja në fjalë tashmë është bërë virale dhe ka marrë komente nga më të ndryshmet, kryesisht negative.

Bukuroshja e ekranit shquhet për stilin e saj, mënyrën se si shfaqet në publik dhe veprimet që bën.

Të ngjashme