Lajme
S’kalojnë në Kuvend marrëveshjet ndërkombëtare, opozita dëshiron zgjedhje
Demokracia
14:19 | 04 Tetor 2023

Share:

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që t’i miratoj disa marrëveshje ndërkombëtare që ishin në rend të ditës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca. Ky i fundit ka thënë se një Kuvend që nuk e ka kapacitetin me votu marrëveshje ndërkombëtare nuk ka arsye të vazhdoj.

Në anën tjetër, Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se PDK do t’i votoj marrëveshjet ndërkombëtarë pasi të dakordohen për datën e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se të njëjtën ditë që do merren vesh për datën e zgjedhjeve, po të njëjtën ditë do të kalojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Ndërsa, Arben Gashi, shef i GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se është obligim i mazhorances që të garantoj që Kuvendi me pas një frymë bashkëpunimi.

Pas këtyre polemikave ka reaguar edhe njëherë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili ka pyetur se a do të pajtoheshin që zgjedhjet të mbahen në janar të vitit 2025. /IndeksOnline/

Të ngjashme