Lajme
S’ka takim: Dje Ali Ahmeti qëndroi në Kosovë, sot Kurti shkon në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
11:08 | 11 Gusht 2023

Share:

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Kjo vizitë joformale e jozyrtare e Kurtit është kritikuar në Kosovë, ndërsa e ka përçarë skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Në fakt, ajo është parë si një aventurë e re e Kurtit, pas dështimit spektakolar në zgjedhjet në Shqipëri.

 

LEXO EDHE:

Pas Luginës, Kurti i fut “thikat” e përçarjes së shqiptarëve edhe në Maqedoninë e Veriut

Përtej kësaj, një gjë është e sigurt: Kurti nuk do të takohet me Ali Ahmetin, kryetarin e BDI-së dhe njëherit liderin e kahmotshëm të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Tashmë agjenda e Kurtit është publike dhe ajo kështu duket:

16:00 – Arritja në komunën e Tetovës

16:00-16:15 – Takimi me kryetarin e komunës së Tetovës në zyrë.

17:00 – Arritja në rrugën e fshatit Vicë në Tetovë.

17:30-17:45 – Fshati Vicë – Deklaratë për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Tetovës Bilall Kasami.

20:30 – 22:00 – Koncert kushtuar ardhjes së kryeministrit Albin Kurti.

Në fakt, dje Ali Ahmeti ishte në Kosovë, në një vizitë te shtëpia-bazë e UÇK në Gjergjicë të Drenasit. Aty ai u takua me shumë zyrtarë të PDK-së e qytetarë, por jo me Kurtin apo ndonjë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

“Sot bashkë me familjarë të dëshmorëve, bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare për lirinë e Kosovës, qëndrova për vizitë në fshatin Gjergjicë të Drenasit, në vatrën familjare të heronjve, Bedri dhe Shaban Shala.

Kjo vatër ka mirëpritur luftëtarët e bërthamës së parë të UÇK-së, Adem Jashari, Hamëz jashari, Rifat jashari, Sahit jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra, të cilët më 30 dhjetor të vitit 1991 kishin çarë rrethimin në Prekaz, këtu janë dhënë shumë betimet vendimtare për mosdorëzim dhe jetësim të idealit kombëtar të lirisë. Këtë duhet ta dijë brezi i ri i kombit, andaj sot vendosëm pllakën përkujtimore si përkujtim për kontibutin kombëtar të kësaj familje.” – shkroi Ahmeti në Facebook.

Të ngjashme