Sport
S’ka fitues në derbin Milan – Juventus, “buzëqesh” Interi
Demokracia
22:39 | 23 Janar 2022

Share:

Milani dhe Juventusi kanë barazuar në derbin e xhiros së 23-të në Serie A.

Dy gjigantët e futbollit italian barazuan pa gola 0-0 në stadiumin “San Siro” në qytetin e modës, në Milano, shkruan Demokracia.com.

Fraksioni i parë ishte më dinamike, me dy skuadrat që tentonin të siguronin epërsinë, por pa arritur të rrezikojnë seriozisht.

“Rossonerët” u detyruan të kryejnë një zëvendësim në minutën e 28-të kur Ibrahimoviq pësoi një lëndim dhe nuk mundi të vazhdonte më tutje.

Pjesa e dytë ishte më e qetë se e para. “Zonja e Vjetër” kishte në pronësi posedimin e topit, ndërsa milanistët patën katër goditje në kornizën e portës.

Këtij barazimi më së shumti i është gëzuar Interi që rrit diferencën e pikëve në vendin e parë.

Milani ka 49 pikë në vendin e tretë, kurse Juventusi mbetet i pesti me 42 sosh. /Demokracia.com/

Të ngjashme