Sport
S’ka fitues në derbin e javës, Arsenali dhe Newcastle ndajnë pikët
Demokracia
22:39 | 03 Janar 2023

Share:

Arsenali dhe Newcastle United janë ndarë në “paqe” në derbin e javës së 19-të në Premierligë të zhvilluar në stadiumin “Emirates”.

Për 90 minuta lojë, rezultati mbeti i pandryshuar 0:0, me dy skuadrat që u pajtuan në fund me nga një pikë, shkruan Demokracia.com.

“Topçinjtë” ishin më kërkues për gjatë tërë duelit, duke dominuar thuajse në të gjitha aspektet e lojës.

Për londinezët në fushë nga minuta e parë ishte edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka. Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 42-të.

Kësisoj, Arsenali përkundër barazimit mbetet lider me 44 pikë, tetë më shumë se City që ka një ndeshje më pak.

Newcastle United, befasia e këtij edicioni në Premierligë është i treti me 35 pikë, po aq sa Man United një pozitë më poshtë./Demokracia.com/

Të ngjashme