Lajme
Situata në veri, Osmani takon ambasadorin Hovenier
Demokracia
19:20 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në njoftimin e Presidencës, bëhet e ditur se ky ishte një takim i rregullt ku u diskutua edhe për situatën në veri.

“Presidentja Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend”, thuhet në njoftim.

Në takim është diskutuar edhe për intensifikimin e raporteve mes Kosovës dhe ShBA’së gjatë vitit të ardhshëm.

“Në takim u diskutua për mundësitë dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në vitin 2023, gjersa Presidentja Osmani konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë”.

Të ngjashme