Lifestyle
Sipas astrologëve të lindurit në këtë shenë janë të fiksuar pas pastërtisë, e dini deri ku arrin mania e tyre?
Demokracia
16:20 | 21 Korrik 2022

Share:

Në fillim mund të duket sikur mjafton të vësh pak rregull, por në të vërtetë, zonjat e shtëpisë e dinë mjaft mirë sa e vështirë është të lash, marrësh pluhurat, të hekurosësh, të pastrosh ciflat e ushqimit në mikrovalë apo të gjesh se ku dreqin kanë përfundua çorapet. T’i gllabërojë lavatriçja vallë?

Por shenja e mëposhtme jo vetëm që i bën të gjitha tak-fak si flutur, ashtu siç duan mamatë dhe vjehrrat nikoqire, por mund të quhet pa frikë maniake e pastërtisë.

Duke qenë se rrëmuja është ajo çka urrejnë më shumë, nuk është çudi që Virgjëresha të renditet e para. Në shtëpitë e personave te kësaj shenjeje çdo gjë është e mirëorganizuar dhe çdo centimetër katror i shfrytëzuar si duhet, prandaj janë edhe më maniaket për pastërti e rregull.

Ato sistemojnë bibliotekën sipas rendit alfabetik, i seleksionojnë veshjet sipas ngjyrave, nuk lënë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe duan që gjithçka të shkëlqejë.

Të ngjashme