Lajme
Sindikata e Policisë mirëpret lirimin e tre policëve të kidnapuar
Demokracia
16:56 | 26 Qershor 2023

Share:

Sindikata e Policisë së Kosovës i është gëzuar lirimit të tre policëve të kidnapuar më 14 qershor në territorin e Kosovës, nga autoritetet serbe.

Në njoftimin e tyre i dëshirojnë shëndet dhe kthim sa më të shpejt në detyrat e rregullta zyrtare.

Njoftimi:

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka përcjellur me vëmendje situatën e tre zyrtarëve policorë që nga rrëmbimi, prandaj mirëpret lirimin e tyre dhe kthimin në familje.

Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në detyrat e rregullta zyrtare, me dëshirën që një rast i tillë të mos ju ndodhë asnjherë tjetër.

Sindikata e Policisë së Kosovës

Të ngjashme