Sport
Sigurimi e shtyu ashpër vajzën dhe ia prishi futbollistit idenë për propozim martese
Demokracia
11:59 | 17 Nëntor 2022

Share:

Një video interesante nga Bjellorusia po përhapet me të madhe në mbarë botën dhe po shkakton reagime të shumta te njerëzit.

Ka të bëjë me një propozim për martesë në një ndeshje të Ligës së Dytë mes Smorgonit dhe Volnas.

Futbollisti nikoqir Vladislav Shuboviq shënoi gol në minutën e 85-të dhe më pas bashkëlojtarët e tij u nisën për të realizuar një skenar interesant.


Dikush nga publiku e solli të dashurën e tij derisa të gjithë të pranishmit në fushë ishin të njoftuar.

Sorgon, Bjellorusi

Por, jo edhe një punonjës sigurimi, i cili e shtyu atë me vrazhdësi.

Kjo e mërziti shumë futbollistin sa që për pak sa nuk nisi një rrahje e madhe.

Sorgon, Bjellorusi

Në fund, futbollisti realizoi idenë e tij dhe i propozoi të dashurës, ofertë e cila u pranua./Demokracia.com/

Të ngjashme