Lajme
Siguria në shkolla| Komuna e Prishtinës po inspekton institucionet shkollore, raporti me rekomandime së shpejti
Demokracia
14:17 | 25 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, në një prononcim për Ekonomia Online tha se drejtoria që e udhëheq është duke e zhvilluar një aktivitet që ka për qëllim inspektimin e të gjitha shkollave në kryeqytet.

Ai tha se pas inspektimit të shkollave do të përgatitet një raport i cili do të publikohet me rekomandime, që sipas tij ato rekomandime do të trajtohet nga Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria e Sigurisë.

Sipas tij, ky proces i inspektimeve ka filluar që tri jave në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Ai shtoi se do të inspektohen e do të analizohet gjendja e sigurisë në shkolla, do të analizohet siguria e infrastrukturës, siguria e hapësirave, siguria publike, qasja në shkolla e kamerat.

“Kjo drejtori është hapur që tre muaj dhe një prej aktiviteteve që jemi duke e bërë, duke vazhduar është inspektimi i të gjitha shkollave dhe ky proces ka filluar që tri jave dhe të gjitha shkollat e kryeqytetit në bashkëpunim me drejtorin e arsimit do të inspektohen dhe do të analizohet gjendja e sigurisë në shkolla. Do të analizohet siguria e infrastrukturës, siguria e hapësirave, siguria publike, qasja në shkolla, kamerat”, tha i për EO.

“Me përfundimin e kësaj analize, këtij inspektimi do të përgatite një raport i cili do të publikohet dhe ky raport do të ndahet me institucionet përgjegjëse dhe si rrjedhojë rekomandimet që do të dalin nga ky raport do të trajtohet nga Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria e Sigurisë dhe Urgjencave”, tha ai.

Drejtori po ashtu shtoi se duke marr parasysh që gjatë kësaj kohë mund te këtë shtim të automjeteve në komunikacion si shkak i ardhjes së bashkatdhetarëve.

Sipas tij, mekanizmat komunal që merren me komunikacion janë duke trajtuar këtë çështje.

“Në kudër të kryeqytetit ekziston taks-forca për komunikacion dhe në kuadër të taks-forcës për komunikacion ne këtë çështje jemi duke e trajtuar dhe do ta trajtojmë. Kemi edhe Këshillin Komunal për siguri në bashkësi që do të ketë edhe mbledhje, ku do të trajtohet edhe kjo çështje në bashkëpunim me Policinë dhe me të gjitha drejtoritë”, tha ai.

Të ngjashme