Lajme
Sibel Halimi e LDK-së në njëvjetorin e fitores së VV-së: U “erdhi dita” për të errësuar gjithçka
Demokracia
22:38 | 14 Shkurt 2022

Share:

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, përmes një postimi e ka kritikuar qeverisjen e aktuale në njëvjetorin e fitores në zgjedhjet nacionale.

“Pikërisht, u “erdhi dita” për plotësim të historisë e mospranim të çdo rrethane të para këtij dydekadshi. U “erdhi dita” për të errësuar gjithçka vetëm për të synuar “krejt”. Festë e madhe në emër të krejtve dhe për krejt”, ka shkruar ajo, transmeton Demokracia.com.

Më pas ajo i ka renditur ato që ajo i quan premtime të lira e që po dalin të shtrenjta.

Postimi i plotë:

14 shkurti – Dita e dashurisë ndaj pushtetit!

Qeveria aktuale rrugën e dashurisë drejt pushtetit e kishte nisur kohë më parë. E filluar si kundërpërgjigje ndaj dialogut e vijoi në kundërshtim të çdo gjëje. 20 vjeçi u bë simbolika kryesore e vokabularit të tyre. Pikërisht, u “erdhi dita” për plotësim të historisë e mospranim të çdo rrethane të para këtij dydekadshi. U “erdhi dita” për të errësuar gjithçka vetëm për të synuar “krejt”. Festë e madhe në emër të krejtve dhe për krejt. Por, entuziazmi i pritjeve të qytetarëve ishte i bazuar në spektaklin e atyre premtimeve. Spektakli është roja e këtij gjumi, do të thoshte Guy Debord

Premtoi mirë e lirë, por doli shtrenjtë!

U rritë çmimi i energjisë elektrike, i produkteve bazë dhe të tjera. 100 mijë prej qytetarëve vetëm në dy muajt e fundit ia mësynë dyerve në njërën nga ambasadat e një vendi mik.

Premtimi i vetëm i realizuar mbetet e pathëna mashtrimi, braktisja e qytetareve!

Na ishte seç na ishte njëherë…

Të ngjashme