Lajme
Si u zbulua rrëmbimi i dy shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut përmes një videoje, policia jep detaje
Demokracia
20:59 | 17 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Një raportim për rrëmbim të dy personave u bë gjatë ditës së sotme në kuadër të rajonit të Gjilanit.

Policia e Kosovës në këtë rajon kanë bërë të ditur se në mëngjes ankuesi shtetas i Maqedonisë së Veriut nga Kumanova ka raportuar në stacionin policor në Gjilan se një person i panjohur i kishte dërguar një video në telefon të dy viktimave, (njëri nga viktimat vëlla i ankuesit) po ashtu shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe i kishte thënë se ata po i mbanin në një objekt e ku shiheshin të lidhur.

Në të njëjtin vend po ashtu shihej edhe një femër.

Lexo edhe:

Zyrtarë policorë të Gjilanit përfshihen në rrëmbimin e dy shtetasve maqedonas

“Pas pranimit të informatave të besueshme dhe kredibile dhe analizimit nga njësitet e hetimeve Rajonale dhe stacionit Policor në Gjilan, me autorizim të prokurorit të shtetit janë ndërmarr veprime konkrete duke lokalizuar ambientin përkatësisht objektin ku dyshohej se ishin viktimat dhe te dyshuarit”, njoftoi policia.

Në fshatin Stanishor komuna Novobërda janë hasur dhe arrestuar pesë të dyshimtë. Njëra nga ta është femër M.I. 1990 Prishtinë, ndërsa 2 prej tyre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, V. K. (1978) dhe B.N.(1991). Tjetër  person i arrestuar është edhe F.S. me banim në Drenasi (1991) dhe V.K. (.1989) .

Me këtë rast si prova materiale janë gjete dhe konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës: 3 armë (revole) nga të cilat 2 revole zyrtare, dy palë pranga të plastikës,  dy vetura pronë e të dyshimtëve dhe prova të tjera materiale. /Demokracia.com/

Të ngjashme