ShowBiz
Si të pranuan prindërit e Bardhit? – përgjigjet Sara
Demokracia
08:59 | 12 Prill 2024

Share:

Sara Gjordeni, ish-banorja e BBV3 ka zhvilluar një mini-intervistë me fansat e saj në Instagram.

Ajo është përgjigjur në shumë pyetje që i kanë bërë fansat, ndër to edhe pyetjes se “si të pranuan familja e Bardhit?”

Sara nuk ka ngurruar të listojë të gjitha cilësitë që ajo ka si vajzë dhe se nuk ka asnjë arsye pse të mos e pranonin.

“He pra si e pranuan tjetrën! Studente ekselente, e super shkolluar, me të ardhmen të siguruar në çdo sens, me familje që e duan. Miss Globe pak aty, me CV më të plotësuar akademikësh dhe profesionalisht qe ke parë ndonjëherë për një 27-vjeçare. Super e dashur, super e përkushtuar, super besnike, super e artikuluar, super protektive. Dreqi e mori si më pranuan?”, ka shkruar Sara.

Ndryshe, Sara dhe Bardhi kanë treguar se janë duke e vazhduar lidhjen e tyre dhe janë të lumtur.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024
ShowBiz • 29 Prill 2024