Lajme
Skandal | Bislimi publikon lajmin e rëndë: Statuti i Zajednicës i referohet Rezolutës 1244
Demokracia
22:11 | 13 Dhjetor 2023

Share:

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për RTK Prime, ka mohuar pranimin e draftit të Asociacionit. Madje ai akuzoi opozitën për deklaratat rreth Asociacionit.

“Kjo narrativë është duke u shpërndarë qëllimisht dhe gabimisht… – Pra, ju nuk e keni pranuar këtë draft? – Jo në asnjë rast. Qeveria e Kosovës vetëm ka thënë kështu: Procesi i veprimeve në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit i ka disa faza kur bëhet fjalë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Njëra prej fazave është dakordimi i Qeverisë që një draft ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka theksuar Bislimi.

Kur u pyet për Rezolutën 1244, Bislimi pranoi përmendjen e kësaj rezolute.

“Diku në draft përmendet. Për këtë përgjigjen ata që e kanë hartuar. E kemi pasur lehtë ndoshta më të lehtë të ballafaqohemi me Vuçiqin, kur kanë thënë se edhe opozita juaj mendon sikurse Serbia, e ju mendoni ndryshe. Pyesni Lajçakun pse na e ka thënë këtë akuzë Por nëse kjo që po e bëjmë tani ose na është prezantuar tani qenka SuperZajdenicë, ku është problemi te Vuçiqi, i cili po thotë se nuk po e dua këtë SuperZajednicë por po e dua atë Zajdenicën e Isa Mustafës”, ka shtuar Bislimi.

Të ngjashme