Lajme
Si do të votojë Spanja për anëtarësimin e Kosovës në KiE?
Demokracia
13:09 | 15 Maj 2022

Share:

Spanja nuk ka vendosur ende nëse do të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke marrë parasysh se nuk e njeh si shtet të pavarur.

Agjencia spanjolle e lajmeve, Europe Press, raporton se Qeveria e Spanjës ka zgjedhur që ende të mos flasë në lidhje me mbështetjen ndaj Kosovës, e cila të enjten paraqiti kërkesën për anëtarësim në KiE, përcjell Demokracia.com.

“Vendimi nuk është i pashmangshëm. Spanja do të prononcohet kur të hidhet në votim, pas opinioneve dhe debateve të ndryshme”, ka thënë një burim brenda Qeverisë për këtë medium.

Ndryshe, për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, Kosova duhet t’i pranojë parimet e sundimit të ligjit, ndarjen e pushteteve, zbatimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të sigurohet që e mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet.

Deri më tani, Britania e Madhe dhe Gjermania e kanë përkrahur Kosovën në aplikimin e saj, ndërsa Franca ka mbajtur një qëndrim ndryshe.

Të premten, Ambasada e Francës në Kosovë përmes një reagimi ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione.

Ky reagim në rrjetin social Twitter, ky reagim erdhi pikërisht pas vendimit të Kosovës për të aplikuar që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, përcjell Demokracia.com.

“Përmbahuni nga veprimet që nxisin tensione”| Ambasadat franceze në Kosovë e Serbi në një linjë për aplikimin në KE

Sa i përket votimit për një çështje të tillë, aplikacionin për anëtarësimin në KiE e shqyrton Komiteti i Ministrave.

Pas shqyrtimit të gjendjes në Kosovë, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare, ndërkaq, pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës./Demokracia.com/

Të ngjashme