Sport
Shumë zhurmë për asgjë: U krahasonte me Mbappen, por Vlahoviq po i shënon ekipeve të “dorës së dytë”
Demokracia
13:18 | 04 Prill 2022

Share:

“Vlahoviq është një prej sulmuesve më të mirë në botë, në nivelin e Mbappe”. Ky ishte përcaktimi i trajnerit Allegri, menjëherë pasi sulmuesi serb kreu stërvitjet e para me bardhezinjtë.

Shumë zhurmë për asgjë. Në mbrëmjen e të dielës, Vlahoviq ishte në “xhepin” e Skriniar në derbin e madh të Italisë mes Juventusit dhe Interit.

Deri tani ky sulmues ka zhvilluar tetë ndeshje me “Zonjën e Vjetër” dhe ka shënuar vetëm katër gola.

Realizimet e tij kanë ardhur ndaj Veronës, Salernitanës dhe një dopietë ndaj Empolit. Sigurisht që një e ardhme e madhe pritet për të, por nga ana tjetër nuk mungon edhe mbivlerësimi. /Demokracia.com/

Të ngjashme