Sport
Shumë risi te Dukagjini, klubi konfirmon lajmin e Demokracia.com
Demokracia
19:47 | 11 Korrik 2022

Share:

Skuadra e Dukagjinit ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratave me shumicën e futbollistëve që bartën barrën kryesore në edicionin e kaluar, shkruan Demokracia.com.

Gazeta Demokracia.com më herët njoftoj për vazhdimin e kontratës me mesfushorin Ergyn Ahmeti, derisa klubi e ka konfirmuar këtë përmes një njoftimi në Facebook.

Lexo edhe: Dukagjini vazhdon kontratën me mesfushorin e njohur

 

Përveç Ahmetit, Dukagjini ka njoftuar edhe për vazhdimin e kontratës me disa futbollistë të tjerë, por që njëkohësisht ka larguar edhe disa.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të KF Dukagjinit:

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë për ndryshimet rreth klubit të Dukagjinit, vazhdimet e kontratave të boshtit kryesor ne skuadër, huazimin e dy futbollistëve dhe largimet që janë bërë në klubin tonë.

Kontratën e kanë vazhduar këta futbollistë: Altin Merlaku, Altik Muhaxhiri, Kenan Haxhihamza, Arbër Shala, Ardin Dallku, Ilir Syla, Elton Basriu, Ahmed Januzi, Ergyn Ahmeti Melos Zenunaj, Vitor Hugo, Labinot Jashanica, Rion Selimi, Met Millaku, Granit Elezaj dhe Henry Chibueze.

Ndërsa largimet me marrëveshje të dyanshme, që njëkohësisht i falënderojmë për bashkëpunimin, janë: Stefan Nikolic, Victor Lindenberg, Bujar Shabani, Mark Milicaj, Donat Hasanaj, Mentor Zhdrella, Dren Gashi, Jean Carioca dhe Liridon Palushaj, për arsye familjare.

Gjithashtu janë huazuar dy futbollistët e rinj: Art Zenunaj dhe Abedin Merlaku.

Ndërkohë, rreth përforcimeve të reja do të njoftoheni shumë shpejt. /Demokracia.com

Të ngjashme