Sport
Dukagjini vazhdon kontratën me mesfushorin e njohur
Demokracia
17:17 | 11 Korrik 2022

Share:

Skuadra e Dukagjinit po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Trajneri Armend Dallku tashmë është i fiksuar në krijimin e skuadrës me të cilën do të garojë në elitën e futbollit tonë.

Burime të Demokracia.com mësojnë se klinasit kanë arritur ta bindin mesfushorin e njohur Ergyn Ahmeti për ta vazhduar qëndrimin në skuadër.

Ahmeti që në të ta kaluarën ka luajtur te Prishtina e Drita shihet si një lojtar shumë i nevojshëm për ekipin dhe kjo është arsyeja që klubi ka këmbëngulur ta mbajë atë.  /Demokracia.com

Të ngjashme