Lajme
Shumë pyetje për ministrin e Shëndetësisë, ai mungon në seancë
Demokracia
13:34 | 22 Qershor 2022

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po mungon në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës. Ani se në drejtim të Latifit nga deputetët janë parashtruar disa pyetje.

Latifi po pyetet për mos-vahdimin e mijëra kontratave për 1 mijë e 200 profesionistët shëndetësor që shërbyen si staf mbështetës në luftimin e koronavirusit për më shumë se dy vite.

“Ministri por edhe Qeveria duhet të bëjnë një zgjidhje karshi kësaj situate. Veç shkoni në QKUK ose në spitalet rajonale e i shihni radhët e gjata të qytetarëve”, ka thënë Time Kadrija e AAK-së në pyetjen drejtuar ministrit Latifi.

E ky i fundit ka disa ditë që është operuar në njërën nga klinikat e QKUK-së si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Të ngjashme