Sport
Shumë i mërzitur dhe gati të fillojë të qajë pas zëvendësimit – Kimmich nuk ishte parë asnjëherë në këtë gjendje
Demokracia
23:44 | 18 Shkurt 2024

Share:

Bayern Munich pësoi një goditje të re sot me një disfatë në ndeshjen ndaj Bochum (3-2), dhe duket se dështimi ishte i madh veçanërisht te Joshua Kimmich.

Mesfushori me eksperiencë u befasua kur trajneri Thomas Tuchel e nxori nga loja dhe pothuajse ishte në prag të lotëve, ku edhe lëshoi disa fjalë.

Pastaj pasoi një konflikt i ashpër verbal me ndihmës trajnerin Zsolt Low, ku edhe Kimmich lëshoi disa fjalë të ashpra.

CEO i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, u pyet për situatën, duke thënë se KImmich jep gjithmonë më të mirën dhe është normale që ishte i mërzitur.

“Joshua ishte i mërzitur në bankinë kur doli dhe kjo është normale. Djaloshi gjithmonë jep më të mirën dhe dëshiron të fitojë. Trajneri vendosi ta zëvendësojë. Nuk është e pakuptueshme që ai ishte i zemëruar”, ka thënë Dreesen.Se si do të zhvillohet kjo ngjarje mbetet të shihet në ditët në vijim, por te Bayern Munich nuk është situatë aspak e mirë, me trajnerin Thomas Tuchel që tashmë flitet për largimin e tij.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024