ShowBiz
Shuma e ‘çmendur’ që harxhojnë shqiptarët për t’ju dërguar banorëve mesazhe brenda Big Brother
Demokracia
17:01 | 16 Mars 2023

Share:

Banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ surprizohen prej disa kohësh nga ndjekësit e tyre, të cilët i dërgojnë mesazhe të ndryshme së bashku me emoji.

Ndjekësit kanë mundësi që t’i dërgojnë një mesazh duke përdorur aplikacionin ‘Big Love’. Mirëpo, kjo e ka një kosto e duhet thënë se nuk janë dhe aq lirë.
Në fillim të krijimit të këtij aplikacioni, çmimet vijonin nga 5 euro. Por, me shtimin e shumtë të përdoruesve, janë rritur edhe çmimet.

Kështu, ato variojnë nga 10 e deri në 200 euro. Çmimet: 10 euro- një gotë verë, 20 euro- një zemër, 50 euro- shampanjë, 100 euro – kurorë, 199 euro- luan.

Dhuratat kanë çmime të tjera Edhe pse qytetarët harxhojnë para dhe kohë për t’i dërguar mesazhe banorëve të preferuar, ka dalë zbuluar se produksioni nuk nxjerr mesazhet e vërteta por i bën enkas.

Në disa raste provokon edhe banorët, duke përcjellë mesazhe ngacmuese që mund të hapin debat. Rasti i cili u bë publik pak ditë më parë ishte mesazhi i një djali për Kiarën.

Të ngjashme