ShowBiz
Detaji i veçantë në kostumin që Egla Ceno kishte veshur në finalen e Big Brother
Demokracia
19:23 | 27 Maj 2024

Share:

Egla Ceno u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania 3.

Aktorja e njohur shqiptare arriti të rrëmbejë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke lënë në vend të dytë Julian Dedën.

Asaj nuk po i besohej për këtë, por u shpreh e lumtur dhe krenare me veten për atë se çfarë ka shfaqur në këtë format.

Foto: Screenshot/Instagram

Ndryshe nga të tjerët, aktorja zgjodhi që në finalen e këtij reality shou të vishte një kostum klasik në ngjyrë të zezë.

Veshja kishte një detaj të veçantë sepse në jelekun e kostumit shkruhej: “E vogël, e brishtë dhe e pafajshme”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë jam një qenie e vogël, e brishtë dhe e pafajshme. Me sarkazëm”, tha ajo duke qeshur.

Secili nga finalistët ndërkohë u shpërblyen me nga dhjetë mijë euro nga produksioni. 

Të ngjashme