Lajme
Shuhet zjarri në ETC në Klinë
Demokracia
11:20 | 22 Korrik 2023

Share:

Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin e përhapur mëngjesin e së shtunës në marketin ETC në Klinë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se të gjithë ekspertët aktualisht ndodhen në vendin e ngjarjes për të hulumtuar shkaktarët e zjarrit.

Megjithatë, sipas Gashit, ende është herët për të konkluduar mbi mënyrën e djegies së biznesit.

Gashi tha se sapo të përfundoj ekzaminimi i vendit të ngjarjes, Policia do të dalë me raport publik rreth dyshimeve për mënyrën e djegies së objektit.

Gashi tha se dëmet materiale janë të mëdha.

Të ngjashme