Lajme
Shtyhet për pasdite seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit
Demokracia
11:19 | 19 Prill 2022

Share:

Shqyrtimi gjyqësor për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, është shtyrë për sot pasdite, në orën 13:00.

Arsyet e shtyrjes së seancës gjyqësore i bëri të ditura kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj.

“Arsyeja e vonesës së nisjes së seancës ishte se transporti nuk ka mundur t’i sjellë të paraburgosurit më herët”, ka thënë ai.

Po ashtu u bë e ditur se dëshmitari që do të paraqitet për të dëshmuar është rrugës nga Mitrovica drejt Prishtinës./KP

Të ngjashme