Sport
Shtyhet afati i aplikimit për ndarjen e bursave për shpresat e sportit të Komunës së Prishtinës
Demokracia
14:54 | 14 Shtator 2022

Share:

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka shtyrë afatin për aplikim për ndarjen e bursave për shpresat e sportit në kryeqytet, transmeton Demokracia.com.

Arsyeja e shtyrjes së këtij afati është Greva në Komunë dhe kjo ka pamundësuar aplikimin.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Shtyhet edhe për dy ditë afati i aplikimit lidhur me KONKURSIN e datës 17.08.2022 me numër të protokollit 16-111/01-0197400/22 për Ndarjen e Bursave për Shpresat e Sportit të Komunës së Prishtinës.

Arsyeja e shtyrjes së afatit të aplikimit në këtë Konkurs është Greva, e cila është duke ndodhur dhe ju ka pamundësuar që të aplikojnë brenda afatit të rregullt në konkurs. /Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme