Lajme
Shtrenjtimi i biletave të Trafikut Urban, qytetarët kërkojnë të kthehet çmimi i mëparshëm
Demokracia
16:16 | 31 Janar 2023

Share:

Vendimi i Komunës së Prishtinës për shtrenjtimin e çmimit të biletave të autobusëve publikë i ka gjetur të pakënaqur banorët e Prishtinës. Këta të fundit kërkojnë që të kthehet çmimi i biletave prej 40 centë, e jo 50 centë siç ka hyrë në zbatim prej sot.

Kështu qytetarja Elona Osmani konsideron se shtrenjtimi i çmimit të biletave njëdrejtimëshe të trafikut urban është një gabim që duhet korrigjuar menjherë.

“Duke marrë parasysh krizën ekonomikë në vendin tonë është shumë gabim si janë shtrenjtuar biletat, sepse ne udhëtojmë çdo ditë, si në punë, fakultet ose kudo… Mendoj se duhet të zbritet çmimi i biletave”, thotë Osmani.

I shqetësuar me rritjen e çmimeve të biletave shprehet edhe GaniBeka. Ai kritika ka për Qeverinë e Kosovës, për të cilën thotë se nuk po merr masa efektive për gjithë qytetarët.

“Çdoherë që po ngritën çmimet, rrogat nuk po rriten, asgjë tjetër, veç kush po mundet po i rritë…Edhe kjo qeveri diçka e dyshimtë, sepse t’i subvencionojë disa gjëra e mos te behet diçka, nuk e di…Në përgjithësi çmimet po rriten çdo herë dhe kur po rriten njëherë më nuk po zbriten”, thotë Beka.

Edhe banori tjetër i Prishtinës, Agim Musliu vlerëson se kjo rritje e çmimeve në këtë krizë ekonomike është vendim i gabuar nga komuna.

“Nuk është mirë… 40 centë ka qenë, tash 50, është shumë gabim pasi dikush nuk mundet ta paguajë”, thotë Musliu./kp

Të ngjashme