Lajme
Shtohet numri i qendrave shëndetësore në zonat turistike në Shqipëri
Demokracia
15:39 | 19 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë shtuar numrin e qendrave shëndetësore në zonat turistike, të cilat do të ofrojnë trajtim mjekësor 24 orë për të gjithë ata turistë të cilët mund të kenë nevojë.

Rama përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se janë 29 qendra shëndetësore në zonat turistike, me 160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për emergjencat.

Njoftimi i plotë i Ramës, pa ndërhyrje:

Kudo ku keni zgjedhur të pushoni këtë të diel, në mal apo buzë detit, kemi siguruar kujdes shëndetësor 24 orë për pushuesit dhe turistët nga veriu në jug, me rrjetin e qendrave shëndetësore verore, për një sezon turistik të #sigurt29 qendra shëndetësore me shërbim 24/7 në zonat turistike160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për emergjencatBarna dhe materiale mjekësore të garantuaraTelefononi #UrgjencënKombëtare127 për çdo emergjencë shëndetësore.

Të ngjashme