Lajme
Shtohen vizitat e familjarëve për të moshuarit në qendrën “Orenda”
Demokracia
17:02 | 03 Nëntor 2022

Share:

Gjergj Hasanaj nga Gjakova i cili në qendrën për përkujdesje ndaj të moshuarve “Orenda”, ka babain e bashkëshortes thotë se gjendja e familjarit të tyre është e mirë, dhe se familjarët për momentin nuk po mendojnë ta largojnë nga kjo qendër babain e tyre.

Hasanaj i cili kishte ardhur për ta vizituar familjarin e tij tha se ai nuk e dinte fare se çka ka ndodhur në këtë qendër.

Hasanaj: Familjari ynë as që e kish marr vesh se çka ka ndodhur

“Gjendja e tij për momentin se kesh para 10 minutash më e parë për momentin nuk ka ndryshuar asgjë me ua thënë të vërtetën familjari ynë as që e kish marr vesh se çka ka ndodhur nuk foli për atë dhe as nuk kemi mundur t’ ia përmendim nuk jemi duke e ditur se a e din për rastin. Diçka shqetësime nuk ka”, tha ai.

Gjergj Hasanaj u shpreh se personeli shëndetësor gjatë kohës sa është familjari i tyre në këtë qendër ka qenë në nivel.

Ai thotë se më shumë nga ajo që ka ndodhur i ka shqetësuar e qeshura e infermereve.

Hasanaj: Ajo që neve si familjar na ka brengosur ka qenë e qeshura e personelit

“Qysh se e kemi prindin këtu personeli në nivel se çka ka ndodhur me këtë rastin qe është paraqitur në medie neve na ka shokuar të gjithëve. Ajo që neve si familjar na ka brengosur ka qenë e qeshura e personelit tjetër. Nuk jam duke mbrojtur as dhunuesin, as personin dhe as viktimën ajo është bërë në mënyrë të qëllimshme sipas meje”, theksoi ai.

Ai po ashtu thekson se familjarët nuk kanë menduar ta largojnë për momentin nga kjo shtëpi për përkujdesje ndaj të moshuarve nuk do ta largojnë familjarin e tyre.

Hasanaj: Dje kanë menduar me tërhjek

“Dje kanë menduar familjarët djemtë dhe vajza kanë menduar me tërhjek por për momentin pa u zgjidh se çfarë problemi është nuk vjen në shprehje për momentin se çfarë hapi do të merret nesër pasnesër nuk mund ta them”, tha ai.

Të ngjashme