Lajme
Shtetasja e huaj tenton të udhëtoj për në Londër me pasaportë të tjetërkujt
Demokracia
08:40 | 02 Korrik 2023

Share:

Policia ka njoftuar se një shtetase e huaj ka tentuar të udhëtoj nga aeroporti i Prishtinës për në Londër, me pasaportë të një personi tjetër.

Asaj i është shqiptuar një gjobë, dhe pas përfundimit tërastit ka kërkuar azil.

“ANP-Aeroporti i Prishtinës ”Adem Jashari” 01.07.2023-20:15. E dyshuara femër shtetase e huaj, ka tentuar që të udhëtoj nga aeroporti i Prishtinës për në Londër duke prezantuar pasaportën e huaj në emër të një personi tjetër. Pasi që e dyshuara ka bërë shkelje të ligjit për të huaj, të njëjtës i është shqiptuar një gjobë. E dyshuara  pas përfundimit të rastit ka kërkuar azil.”

Të ngjashme