Lajme
Shtesa për punonjësit shëndetësorë dhe sektorin publik, vendimet që mori Qeveria në mbledhje sot
Demokracia
21:14 | 25 Janar 2023

Share:

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur të mërkurën janë marrë vendimet për ndarjen e shtesës 10 për qind të pagës bazë për punonjësit shëndetësor të sektorit publik për muajin janar, si dhe 50 euro si shtesa u ndanë për sektorin publik.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar shtesën neto prej 10 për qind të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik për muajin janar, në shumën totale prej një milion euro, në kuadër të Pakos për Ringjalljen Ekonomike.

Gjithashtu, të gjithë punonjësit e sektorit publik të cilët kanë punuar me orar të plotë gjatë tërë muajit dhe që marrin pagë bazë primare deri në 1,000 € (njëmijë) e që kualifikohen për përfitim, mbështeten me shtesën prej 50 € (pesëdhjetë euro) nga muaji shtator 2022 deri në muajin janar 2023.

Gjithashtu, Qeveria shpalli masa emergjente për Furnizim me Energji, të vlefshme për periudhën prej 60 ditësh.

Qeveria me anë të kësaj mase, ndalon prodhimin e kriptovalutave për këtë periudhë.

Të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës:

https://docdro.id/gkzu1xa

Të ngjashme