Lajme
Shtëpia e Bardhë mirëpret vendimin e Hungarisë për ratifikimin e kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO
Demokracia
21:45 | 26 Shkurt 2024

Share:

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur vendimin e Parlamentit hungarez sa i përket ratifikimit të kërkesës së Suedisë për t’u pranuar në NATO, shkruan Sky News.

“Duam të mirëpresim shumë shpejtë Suedinë sikurse edhe Finlandën në NATO”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Ajo i bëri thirrje qeverisë hungareze, që shpejtë ta kryejë procesin që do të lejonte hyrjen e Suedisë në NATO.

Ndryshe sot parlamenti hungarez ratifikoi kërkesën e Suedisë për pranim në NATO.

Suedia prej më shumë se 200 vitesh kishte shmangur anëtarësimin në aleancën më të madhe ushtarake, por gjithçka ndryshoi me pushtimin rus në Ukrainë.

Të ngjashme