Lajme
Shtëpia e Bardhë dënon sulmet ruse në infrastrukturën civile të Ukrainës
Demokracia
19:22 | 16 Dhjetor 2022

Share:

SHBA ka dënuar sulmet e reja të Rusisë në Ukrainë. Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, John Kirby, theksoi se sulmet goditën “në masë të madhe infrastrukturën civile”. Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko tha se “nëntë objekte gjeneruese të energjisë” u dëmtuan në sulmet e së premtes, por nuk specifikoi se cilat vendndodhje.

Kirby tha se Rusia po përpiqet të frikësojë popullin ukrainas dhe po ua bën më të vështirë pasi dimri po afron. Kirby nuk zbuloi detaje mbi paketën e ardhshme të ndihmës për Ukrainën por tha se tha se do të ketë një tjetër dhe se priten aftësi mbrojtjeje ajrore shtesë.

Kirby njoftoi gjithashtu se kësti i parë prej 53 milionë dollarësh në pajisje të lidhura me energjinë “ka mbërritur në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara”. “Ai përfshin llojet e pajisjeve që u nevojiten për të bërë riparime emergjente,” tha ai.

Të ngjashme