Sport
Shtatë ndeshje, pesë derbi – Real Madridi para periudhës më të vështirë të sezonit
Demokracia
22:38 | 20 Shkurt 2023

Share:

Real Madridi është përpara një orari jashtëzakonisht të vështirë në periudhën prej afro një muaji në vijim.

Ndeshjet e vështira të Los Blancos do të fillojnë me sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit që e zhvillon të martën mbrëma (21 shkurt) në Anfield.

Pas udhëtimit në Angli, Mbretërit do të jenë nikoqirë të Atletico Madridit (25 shkurt) në La Liga për ta zhvilluar derbin madrilen që është shumë i rëndësishëm për rrjedhën e sezonit në kampionat.

Pason sfida e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës që zhvillohet më 2 mars në Santiago Bernabeu.
Më 15 mars rikthehet në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit (ndeshja kthyese), kësaj radhe në Santiago Bernabeu, kur edhe do të vendoset kualifikimi në çerekfinale apo eliminimi nga gara më e madhe evropiane për klube.

Kjo periudhë e vështirë njëmujore përmbyllet me ‘el Clasicon’ në La Liga më 19 mars, kur Reali udhëton në Camp Nou për ndeshjen që do ta definojë nëse do t’i bëjë konkurrencë Barcelonës për titullin e La Ligas.

Aktualisht, Madridi është në pozitën e dytë në tabelë me 51 pikë, tetë më pak se Blaugranët që janë në krye të tabelës. /Telegrafi/

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024