Lifestyle
Shtatë gabimet që bëjmë kur krehim flokët
Demokracia
11:04 | 19 Janar 2021

Share:

Të krehësh flokët mund të duket si një punë e cila mund të bëhet pa u menduar shumë, por në të vërtetë nuk është ashtu.

Nëse vazhdimisht keni problem me flokë të dëmtuara, analizoni mënyrën se si krihni flokët. Mënyra e duhur e të krehurit do t’i bëjë flokët tuaja me shkëlqim, të shëndosha dhe do ndihmojë në rritjen e tyre.

Pasi të lexoni këtë artikull ju nuk do ta nënvlerësoni më asnjëherë mënyrën se si i krihni flokët, raporton Demokracia.

Ja disa nga gabimet që i bëni pa i vërejtur:

1.Krehja e flokëve në drejtim të gabuar

Të krihni flokët nga rrënja duke vazhduar poshtë tek majat mund të shkaktojë rënie dhe dëmtim të flokëve.
Mënyra e duhur për të krehur flokët është kjo: Ndani flokët në katër pjesë dhe filloni t’i krihni së pari majat e flokëve duke vazhduar tek rrënja.

2.Krehja vetëm e majave të flokëve

Nëse mënyra e duhur për të krehur flokët është të fillosh nga majat, nuk do të thotë të mos krehësh pjesën e rrënjës së flokëve. Kjo për arsye se rrënja e flokëve krijon vajra të cilat janë shumë te dobishme për flokët tuaj. Gjithashtu krehja e rrënjës së flokëve është si masazhë dhe ndihmon shumë në rritjen e shëndoshë të tyre.

3.Përdorimi i brushës së gabuar

Të përdorësh brushën adekuate parandalon dëmtimin e flokëve. Në foto mund të shihni se cila brushë është e duhura për flokët e drejta dhe kaçurrela.

4.Nëse krihni flokët shpesh

Nëse i krihni flokët shumë shpesh gjatë ditës mund t’i dobësojë dhe t’i dëmtojë ato. Mjafton të krihni flokët një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje. Diçka që duhet të keni parasysh gjithmonë është të pastroni brushën pasi të krihni flokët.

5.Përdorimi i brushës së njejtë për flokët e lagura dhe të thara

Flokët e lagura mund të dëmtohen më lehtë dhe përdorimi i brushës së gabuar mund të ndihmojë në dëmtimin e tyre. Në foto shihni se çfarë brushe të përdorni për flokë të lagura dhe të thara.

6.Krehja e kaçurrelave kur janë të thara

Ekspertët e flokëve rekomandojnë të shmangni krehjen e kaçurrelave kur janë të thara. Nëse dëshironi të krihni flokët pasi janë tharë mund të përdorni ndonjë vaj që ndihmon në zbutjen e flokëve.

7.Nuk i krihni flokët para se t’i pastroni

Krehja e flokëve para se të bëni dush mund të parandalojë ngatërrimin e tyre. Masazhoni butësisht  me shampon kokën tuaj, dhe flokët e lagur thajini me një peshqir, në vend se t’i fërkoni. Kjo mund të bëjë që flokët tuaj të ngatërrohen dhe ju do të duhet t’i krihni përsëri./Demokracia.com

Të ngjashme