Lajme
SHSKUK telegram ngushëllimi për vdekjen e Sejdullah Hoxhës: Lavdi punës dhe veprimtarisë së tij
Demokracia
13:03 | 07 Mars 2021

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), i ka shprehur ngushëllim familjes së Sejdullah Hoxhës, duke theksuar se gjatë punës së tij në Klinikën e Gjinekologjisë ka kontribuar shumë në ngritjen dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore, për çka do të jenë mirënjohës.

Gjatë së shtunës, më 6 mars, ka ndërruar jetë gjinekologu Sejdullah Hoxha.

Pas vdekjes së tij, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e kolegëve të tij përmes një telegrami ngushëllimi.

SHSKUK-ja ka theksuar se Hoxha është angazhuar shumë për gjeneratat e reja në lëminë e gjinekologjisë me obstetrikë, shkruan Demokracia.com.

“Ai për asnjë moment nuk hezitoi të përkrahë gjeneratat e reja për të ngritur dijen e tyre nga lëmi i gjinekologjisë me obstetrikë, duke qenë vazhdimisht krah i djathtë i tyre”, thuhet në telegramin e SHSKUK-së.

Telegrami i plotë, pa ndërhyrje:

Telegram ngushëllimi, me rastin e vdekjes së prof.dr. Sejdullah Hoxhës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës me pikëllim të thellë pranoi lajmin për vdekjen e Prof. Sejdullah Hoxha.

Ai me punën e tij në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrikë, dëshmoi angazhim, sinqeritet, profesionalizëm dhe, mbi të gjitha, përkrahjen e tij për kolegët në ngritjen profesionale.

Mbi 40 vjet të punës së tij dhe pas pensionimit, ai vazhdoi të mbetet në shërbim të pacientëve, studentëve dhe specializantëve dhe specialistëve të rinj, që kishin nevojë për përkrahjen e tij.

Profesori gjatë punë së tij në klinikë ka kontribuar shumë në ngritjen dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore, për çka do t’i jemi shumë mirënjohës.

Ai për asnjë moment nuk hezitoi të përkrahë gjeneratat e reja për të ngritur dijen e tyre nga lëmi i gjinekologjisë me obstetrikë, duke qenë vazhdimisht krah i djathtë i tyre.

Familja humbi prindin, bashkëshortin dhe të afërmin e tij, ndërkohë mjekësia kosovare humbi njeriun që dha shumë për të.

Ai u kujdes për pacientet deri në momentet e fundit, përderisa do të mbetet i pa harruar edhe kontributi i tij në momentet më të vështira nëpër të cilat po kalonte Kosova, pasi dha shumë kontribut edhe para dhe gjatë luftës në Kosovë, në kushte dhe rrethana të vështira.

Ishte profesionist i mirë, bujar dhe human, e këtë e tregoi edhe me veprimet e tij konkrete, kur u doli në ndihmë shumë pacientëve.

Qoftë i paharruar kujtimi për profesor Sejdën, i cili çdoherë do të mbetet në zemrat dhe mendjet tona.

Lavdi punës dhe veprimtarisë së tij!. /Demokracia/

Telegram ngushëllimi, me rastin e vdekjes së prof.dr. Sejdullah Hoxhës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës…

Posted by QKUK- Shskuk info on Sunday, March 7, 2021

 

Të ngjashme