Lajme
SHSKUK mbetet pa dorëza e maska, nënshkruan kontratë mbi 510 mijë euro me urgjencë
Demokracia
14:17 | 31 Maj 2022

Share:

Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me urgjencë për furnizim me materiale medicinale. 

SHKSUK ka dhënë kontratë në vlerë prej 510 mijë e 737 euro për furnizim me dorëza, rroba higjienike dhe maska të madhësive të mesme dhe të mëdha, raporton Demokracia.com.

Sipas tenderit të publikuar në Prokurimin Publik, kontratën për këtë e ka fituar kompania “KO MED L.L.C.”.

“Furnizim emergjent me material medicinal për nevojat e SHSKUK-së 1.GLOVES EXAMINATION -large, 2.GLOVES EXAMINATION- medium, 3.GOWN SURGICAL STERILE DISPOSABLE-large, 4.GOWN SURGICAL STERILE DISPOSABLE-medium, 5.MASK SURGICAL DISPOSABLE”, thuhet në këtë kontratë, përcjell Demokracia.com.

Sipas tenderit të publikuar në KRPP, kontrata është valide për 7 muaj. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme