Lajme
Shqiptohen 501 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID
Demokracia
10:13 | 31 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës njofton se ka shqiptuar 501 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID, gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Demokracia.com

Policia ka gjobitur qytetarët bazuar në ligjin anti-Covid-19, i cili është miratuar në gusht të vitit 2020 me qëllim të parandalimit të koronavirusit.

Ndërkohë janë raportuar 8 aksidente trafiku me të lënduar dhe 9 të tjera me dëme materiale. Po ashtu janë shqiptuar 903 tiketa trafiku, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton se janë arrestuar 23 persona dhe 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Demokracia

 

 

Të ngjashme