Lajme
Shqiptarët në Mitrovicën e Veriut ndihmojnë në pastrimin e rrugës së shembur te Kroi i Vitakut
Demokracia
16:23 | 14 Janar 2023

Share:

Shqiptarët e Mitrovicës së Veriut, me një kompani private të mirëmbajtjes së rrugëve, janë duke e rregulluar vullnetarisht një rrugë ku ishte shembur dheu te Kroi i Vitakut.

Skender Sadiku nga Iniciativa Qytetare e Mitrovicë ka njoftuar për Kanal 10 se te Kroi i Vitakut në Mitrovicë të Veriut është duke u bërë rregullimi i kësaj rruge.

Ai ka thënë se nga pjesa veriore e Mitrovicës ka edhe lajme të mira.

“Ne jemi në një pjesë të qytetit duke e bërë pastrimin. Jemi duke ua bërë të mundshme të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, që të mund të qarkullojnë lirshëm. Jemi në Kroin e Vitakut, ku ka filluar pastrimi i një pjese, ku ka qenë edhe rrezik të shembët, sepse ka pas shembje të rrugës”, thotë Sadiku në këtë lidhje direkte për Kanal10.

Sadiku ka njoftuar se ky pastrim është duke u bërë nga një kompani kosovare e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Ai ka thënë se jeta në qytetin e Mitrovicës së Veriut po vazhdon dhe pastrimi i rrugës po bëhet për një qarkullim më të mirë të të gjithë qytetarëve aty.

Të ngjashme